ProZ.com translation contests » Propose a source text » Albanian source text proposed by Aurora Kenga


In order to determine which proposed source texts are the suitable for use in ProZ.com contests, proposers and participants are encouraged to "highlight" (like contest entry tagging) and discuss proposed source texts. A good contest source text should pose a reasonable challenge to translators, while allowing for "separation". Refer to the "Propose a source text" overview page for all source text proposal guidelines.

"Vajza që nuk nuhaste" by Aurora Kenga

U ul në një prej tavolinave në fund te lokalit dhe porositi një kafe dhe një ujë pa gaz.
Disa minuta më vonë erdhi porosia e saj dhe pasi falenderoi kamarierin me anë të një buzëqeshje të mirësjellëshme, pregatiti kafen dhe ktheu një gllënkë të lëngut të zi.
Vështroi orën.
Ai ishte sërish me vonesë edhe pse e dinte mirë që nuk mund të qëndronin shumë gjatë. Sapo e vendosi sërish në tavolinë celularin nga ku pa orën me bishtin e syrit dalloi që ai po i buzëqeshte mbi krye. U ul pranë saj me një buzëqeshje të ëmbël dhe nxorri nga xhaketa një lule.
Ishte një degëz mimoze me lule të verdha që transmetonte të njëjtën forcë dhe ëmbëlsi të ngjashme me rrezet e diellit në atë ditë të bukur pranvere. E pranoi lulen, iu afrua dhe e puthi lehtazi në buzë, por më pas e vendosi thuajse e bezdisur mbi tavolinë larg vetes.
Ai e dinte që ajo kishte lindur pa shqisën e të nuhaturës. Ajo nuk mund të ndjente aromatë këndëshme apo erëra të këqija. As aromën e mimozës së këputur enkas për të nuk mund ta ndjente.
Ai gjest i thjeshtë që do të gëzonte ditën e cilësdo gruaje, përfaqësonte për të një harresë të atyre detajeve që përfaqësonin vetë qënësinë e saj. Megjithatë ajo nuk ishte nga ato gratë që presin shkakun më të vogël për të krijuar një debat që nuk dihet se ku mund të të shpjerë. Nuk ishte frikë por vetëpërmbajtje, kështu që filloi të fliste mbi organizimin e darkës atë mbrëmje dhe mbi oraret e të dyve.
Pas gjysëm ore u gjend sërish në rrugë, mes njerëzve, drejt punës së saj.
Ajo punon në një gazetë lokale dhe për të arritur në zyrat e saj i duhet të përshkojë një park të vogël. Vuri re se pemët tashmë e kishin humbur zbrazëtinë e tyre dimërore dhe nga sythet po ҫelnin lulet e para. Bari ishte kositur me kujdes dhe dukej si një parket i gjelbërt që mbronte këmbët e fëmijëve të cilët luanin plot hare mbi petkun e tij.
Një fllad i ngrohtë pranveror po i përkëdhelte flokët e gjatë e të zinj dhe ajo përpiqej të largonte nga sytë balluket e saj të prera mbi vetulla.
Puna në gazetë i merrte një pjesë të mirë të ditës së saj.
Redaktori e kishte ngarkuar me detyrën që të administronte rubrikën e letrave të lexuesve. U përgjigjej atyre letrave me përzemërsi dhe dedikim, pasi besonte në ato histori dhe në atë dorë që nderej drejt saj në kërkim të një përgjigjeje. Edhe pse për të mbetej i habitshëm fakti se sa shumë këta njerëz i besonin, ndihmës që mund t’u jepte një i panjohur për ta. Ajo e kishte pranuar këtë punë me shumë dëshirë pasi i jepte një kënaqësi të madhe shpirtërore.
  • No positive highlights


General notes about this proposed source text

Discussion about this source text as a whole.
Rank by:
This is a text written by me.